Uncategorized

Turqia “shmang” Fadil Vokrrin – zbulohet plani surprizë para sfidës me Kosovën

Federata e Futbollit e Turqisë ka bërë publik programin zyrtar të ekipit për përballjen ndaj Kosovës, duke marrë një vendim që ka tërhequr vëmendjen: skuadra nuk do të zhvillojë stërvitje në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Sipas planit, kombëtarja turke do të zhvillojë një seancë stërvitore paradite në qendrën e saj, përpara se të udhëtojë drejt Prishtinës. Pas mbërritjes, në orën 18:00 është parashikuar vetëm një ecje e lehtë në fushën e stadiumit, ndërsa 15 minuta më vonë do të mbahet konferenca zyrtare për shtyp. Në këtë dalje për mediat pritet të flasë trajneri Vincenzo Montella së bashku me një nga lojtarët e ekipit.

Edhe përfaqësuesja e Kosovës po ndjek të njëjtën praktikë, duke mos zhvilluar stërvitje të plotë në stadiumin e ndeshjes, por vetëm një prezencë simbolike në fushë. Ky është një model i përdorur edhe në transfertat e mëparshme, si në Lubjanë dhe Bratislavë.

Përballja mes Kosovës dhe Turqisë do të zhvillohet të martën në orën 20:45 dhe ka një peshë të madhe, pasi do të përcaktojë skuadrën që do të jetë një hap më pranë kualifikimit në Botërorin 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *