LaLiga

Vinícius Jr flet për të ardhmen te Real Madrid

Ylli brazilian i Real Madrid, Vinícius Jr, ka dhënë një përditësim mbi bisedimet për rinovimin e kontratës së tij me klubin madrilen, duke qetësuar tifozët për të ardhmen e tij.

Sulmuesi brazilian u shpreh se është shumë i qetë për situatën aktuale dhe beson se marrëveshja e re do të arrihet në momentin e duhur.

“Në momentin e duhur do të rinovoj dhe do të qëndroj këtu për një kohë shumë të gjatë”, deklaroi ai.

Vinícius gjithashtu theksoi se Real Madrid është klubi i ëndrrave të tij dhe se ndihet shumë i lumtur në “Santiago Bernabéu”.

“Real Madrid është klubi i ëndrrave të mia”, shtoi braziliani. Ai gjithashtu bëri të ditur se edhe pse kontrata e tij aktuale ka ende një vit të mbetur, nuk ka asnjë shqetësim për të ardhmen.

“Kam ende një vit kontratë, por jam shumë i qetë. Kam besimin e presidentit Florentino Pérez”, përfundoi Vinícius Jr.

Deklarata e tij vjen në një moment kur ka pasur shumë spekulime për të ardhmen e tij, por fjalët e brazilianit duket se konfirmojnë se ai dëshiron të vazhdojë historinë e tij me gjigantin spanjoll edhe për shumë vite të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *