Surprizë nga Sylvinho: Tre lojtarë mbeten jashtë përballjes me Poloninë!
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka marrë një vendim të papritur për ndeshjen e rëndësishme ndaj Polonisë.
Sipas listës zyrtare të dorëzuar në UEFA, tre futbollistë kanë mbetur në tribunë dhe nuk janë përfshirë në skuadrën prej 23 lojtarësh. Bëhet fjalë për Jasir Asani, Endri Çekiçi dhe Ernest Gripshi.
Ky vendim ka surprizuar tifozët, duke qenë se të tre lojtarët kanë qenë pjesë e rëndësishme e grumbullimeve të fundit. Megjithatë, stafi teknik duket se ka bërë zgjedhjet e veta për këtë sfidë delikate.
Shqipëria përballet me Poloninë në një ndeshje kyçe, ku çdo detaj mund të bëjë diferencën në garën për objektivat e mëdha.