Përplasje e fortë mes Raúl Asencio dhe Álvaro Arbeloa.
Gjithçka nisi kur Arbeloa vendosi ta linte Asencio në stol ndaj Manchester City, gjë që e zemëroi shumë mbrojtësin. Ai shkoi ta përballej direkt me trajnerin, duke krijuar tension mes tyre.
Situata u përkeqësua edhe më shumë para ndeshjes ndaj Elche. Edhe pse Arbeloa kishte planifikuar ta aktivizonte titullar, në mëngjesin e ndeshjes Asencio shkoi në zyrën e trajnerit me një doktor dhe tha se kishte shqetësime të vogla muskulore dhe nuk ndihej gati për të luajtur.
Kjo e zemëroi Arbeloan, i cili u detyrua të aktivizojë Antonio Rüdiger, që ishte planifikuar të pushonte, gjë që nuk i pëlqeu aspak gjermanit pasi është shumë strikt me përgatitjen për ndeshje.
Pas kësaj, Arbeloa e la Asencion jashtë skuadrës në ndeshjet ndaj Elche, Manchester City dhe Atlético Madrid, edhe pse ai stërvitej normalisht. Arsyeja ishte se Asencio nuk kërkoi falje ndaj skuadrës për reagimin ndaj trajnerit.
Më vonë Asencio i kërkoi falje Arbeloas, por trajneri i kërkoi ta bënte edhe para gjithë ekipit. Për një kohë, mbrojtësi refuzoi dhe situata u përkeqësua.
Pas pushimit të kombëtareve, Asencio më në fund kërkoi falje para skuadrës, duke mbyllur konfliktin. Pas kësaj ai u rikthye në skuadër ndaj Mallorca dhe u përfshi edhe në listë për ndeshjen ndaj Bayern Munich, edhe pse nuk luajti në asnjërën prej tyre.
Burimi: Marca
