Kombëtaret

Luis Hasa zgjedh Kombëtaren shqiptare, largohet nga Italia

Mesfushori 22-vjeçar Luis Hasa ka vendosur të përfaqësojë Kombëtaren shqiptare, duke u larguar nga Italia. Lajmi është bërë i ditur nga “Goal” në Itali, ndërsa pritet zyrtarizimi i vendimit nga lojtari ose nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Hasa, në pronësi të Napolit, po spikat këtë sezon gjatë huazimit te Carrarese në Serinë B, ku ka treguar formë të shkëlqyer dhe potencial të lartë.

Ky ndryshim është i mundur pasi lojtari nuk ka debutuar ende në ndeshje zyrtare me ekipin e parë të Italisë. Megjithatë, ai ka qenë pjesë e ekipeve kombëtare të Italisë për moshat U-18 dhe U-21, por ka vendosur të kalojë te kuqezinjtë, duke respektuar origjinën e prindërve të tij.

Ky vendim pritet të forcojë mesfushën shqiptare dhe t’i japë ekipit një alternativë të re me potencial të madh për të ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *