Deklarata e Hansi Flick për Lamine Yamal në prag të ndeshjes ndaj Atletico Madrid
Hansi Flick ka folur pas paraqitjes fantastike të Lamine në ndeshje, duke e quajtur atë një lojtar të jashtëzakonshëm me potencial të madh.
“Çfarë duhet të kuptojmë është se Lamine është vetëm 18 vjeç dhe është një lojtar i pabesueshëm. Kur e shikon përsëri ndeshjen, sheh se ai bën gjëra të mahnitshme”, tha trajneri gjerman.
Ai shtoi: “Është vetëm 18 vjeç. Kaloi pesë lojtarë dhe pothuajse shënoi. U largua i frustruar. Është emocionuese dhe kjo është e mirë. Unë gjithmonë do ta mbështes. Por duhet të jemi të kujdesshëm… jo çdo gjë që bën duhet të bëhet zhurmë.”
Flick gjithashtu theksoi besimin që ka tek Lamine: “Ai është një lojtar fantastik dhe duhet ta shohim që është vetëm 18 vjeç. I thashë se mund ta bëjë dhe unë gjithmonë do ta mbroj atë. Ai mund të bëhet një lojtar i madh, ndoshta 𝐌𝐄𝐑𝐒𝐈 i ardhshëm i futbollit.”
A po lind një superyll i ri i futbollit? Vetëm koha do ta tregojë, por potenciali i Lamine është i pamohueshëm.