Cristiano Ronaldo mungon te Portugalia për shkak të dëmtimit!
Cristiano Ronaldo nuk do të jetë pjesë e përfaqësueses së Portugalisë për ndeshjet miqësore që do të zhvillohen javën e ardhshme, pasi ende po rikuperohet nga një dëmtim.
Pas diskutimeve mes stafit teknik të Portugalisë dhe klubit Al Nassr, është vendosur që prioriteti i futbollistit të jetë rikuperimi i plotë, para se të rikthehet në kombëtare.