Kombëtaret

Epoka e Sylvinhos në stolin e Shqipërisë mbyllet pas humbjes me Poloninë

Edhe pse kontrata i përfundonte në korrik, epoka e Sylvinhos në stolin e Kombëtares shqiptare duket se ka marrë fund mbrëmë në stadiumin e Varshavës. Humbja minimale 2–1 kundër Polonisë nuk dogji vetëm ëndrrën e Shqipërisë për Botërorin 2026, por shënoi edhe përfundimin e rrugëtimit të brazilianit me kuqezinjtë.

Sylvinho mori drejtimin e ekipit kombëtar në fillim të vitit 2023. Kontrata e tij përfundonte në dhjetor të 2025, por Federata Shqiptare e Futbollit e kishte zgjatur për 6 muaj, duke siguruar pjesëmarrjen në Play Off-in e Botërorit 2026, me synimin e vetëm suksesin në ndeshjet vendimtare.

Mirëpo, pas dështimit përballë Polonisë, një zgjatje tjetër duket e pamundur. Largimi i Sylvinhos tani është vetëm çështje kohe, duke hapur një kapitull të ri për stolin e Kombëtares shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *