Lubomir Moravcik paralajmëron: “Kosova është më e fortë se sa e prisnim!
Legjenda e futbollit sllovak, Lubomir Moravcik, ka dhënë një deklaratë për mediat duke folur për sfidën e ardhshme ndaj Kosovës.
“Kosova është më e fortë se sa e imagjinonim. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë dhe duhet të jemi maksimalisht të përgatitur,” – tha Moravcik.
Fjala e tij vjen si një paralajmërim për ekipin sllovak dhe një kompliment për përfaqësuesen e Kosovës, që ka treguar rritje të madhe në nivelin e lojës në vitet e fundit.