Cristiano Ronaldo uron besimtarët për Fitër Bajramin
Cristiano Ronaldo ka uruar të gjithë besimtarët me rastin e Fitër Bajramit, duke i shprehur dëshirat më të mira për gëzim dhe paqe. Ylli portugez i futbollit shkroi në rrjetet sociale:
“Fiter Bajrami i bekuar për të gjithë. 🌙
Shpresoj që të kaloni një ditë të mrekullueshme me familjen dhe të dashurit tuaj.
Le të mbretërojë paqja dhe lumturia tek ju.”
Me këtë mesazh, Ronaldo dëshiron të ndajë gëzimin e festës me fansat dhe komunitetin global, duke theksuar rëndësinë e familjes dhe harmonisë.