Kombëtaret

Lamine Yamal befason me deklaratën: “Këtë lojtar të Francës e shoh si veten time”

Përpara përballjes së madhe dhe të shumëpritur kundër Francës, ylli në ngjitje i Spanjës, Lamine Yamal, ka folur me superlativa për sulmuesit kundërshtarë. I pyetur nga gazetarët se cilat cilësi do t’u vidhte tre prej sulmuesve më të rrezikshëm francezë – të cilët janë edhe kandidatë për “Topin e Artë” – 18-vjeçari bëri një analizë mjaft interesante.

Yamal nuk i kurseu elozhet për ish-shokun e skuadrës te Barcelona, Ousmane Dembélé, yllin e ri të Real Madrid, Kylian Mbappé, si dhe talentin e Bayern Munich, Michael Olise.

Çfarë do t’u vidhte Yamal yjeve francezë?

I pyetur se çfarë do të dëshironte të merrte nga secili prej tyre për t’ia shtuar lojës së tij, talenti spanjoll u përgjigj:

Për Ousmane Dembélé: “Më pëlqejnë shumë që të tre. Me Ousmane kam ndarë dhomat e zhveshjes te Barcelona, kështu që mendoj se nga ai do të merrja aftësinë për të luajtur me të dyja këmbët dhe shpejtësinë e tij të jashtëzakonshme.”

Për Kylian Mbappé: “Nga Mbappé do të merrja aftësinë e tij të madhe për të shënuar gola. Mendoj se kjo është vendimtare dhe është pika e tij më e fortë.”


Për Michael Olise: “Sa i përket Olise, unë e shoh atë si lojtarin më të ngjashëm me mua për nga mënyra se si e ndërton dhe e krijon lojën. Është një lojtar që më pëlqen vërtet shumë.”

Një duel titanësh në horizont


Kjo deklaratë tregon jo vetëm pjekurinë e jashtëzakonshme të Lamine Yamal, por edhe respektin e ndërsjellë mes yjeve të rinj të futbollit botëror. Dueli mes Spanjës dhe Francës premton të jetë një spektakël i vërtetë, ku këta lojtarë do të zbresin në fushë për të vendosur fatin e ndeshjes dhe kush do të shkoj në finalen e Kupës së Botës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *