A do ta zëvendësojë Xabi Alonso Pep Guardiolën te Manchester City?
Trajneri i Xabi Alonso është një nga kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e Manchester City nëse Pep Guardiola vendos të largohet në fund të sezonit.
Sipas raportimeve të fundit, drejtuesit e klubit anglez e shohin trajnerin spanjoll si një nga opsionet më serioze për të zëvendësuar Guardiolën në pankinë. Alonso ka tërhequr shumë vëmendje me punën e tij si trajner dhe konsiderohet një nga emrat më premtues të brezit të ri të trajnerëve.
Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë vendim zyrtar për të ardhmen e Guardiolës, ndërsa gjithçka pritet të bëhet më e qartë në fund të sezonit.