Ku mund ta ndiqni LIVE ndeshjen Shqipëri–Poloni?
Tifozët shqiptarë do të kenë mundësinë ta ndjekin LIVE përballjen e shumëpritur mes Shqipërisë dhe Polonisë përmes transmetimeve televizive në vend.
Ndeshja do të transmetohet drejtpërdrejt në TV Klan, duke u dhënë mundësi të gjithë shikuesve ta ndjekin falas këtë sfidë të rëndësishme të Kombëtares.
Gjithashtu, për ata që preferojnë platforma sportive, takimi do të jetë i disponueshëm edhe në DigitAlb, konkretisht në kanalet SuperSport.
Një ndeshje që pritet me interes të madh nga tifozët kuqezi, të cilët do të jenë të fokusuar për të mbështetur ekipin drejt një rezultati pozitiv.