Vedat Muriqi: “Do të tërhiqem i lumtur nëse Kosova shkon në Botëror!”
Ylli i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, ka dhënë një intervistë emocionuese për FIFA-n, ku ka folur për ëndrrën e tij dhe të kombëtares:
“Unë mund të tërhiqem i lumtur nëse Kosova arrin në Kupën e Botës. Ne jemi vetëm 10 vjet si ekip… por do të japim gjithçka për këtë ëndërr. E gjithë vendi është në ethe… të gjithë janë të lumtur dhe besojnë,” – u shpreh Muriqi. 👏🇽🇰
Mesazhi i sulmuesit dërgon një energji pozitive dhe besim për tifozët, teksa Kosova synon të shkruajë histori në arenën më të madhe të futbollit botëror.